Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkëngjitet koalicionit LDK-AAK-Nisma për t’i dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e parashtruar nga PDK-ja.
“Po, ne zyrtarisht sot jemi njoftuar nga Gjykata Kushtetuese për dhënien e komenteve ndaj kërkesës së parashtruar nga ana e PDK-së. Si subjekt politik do t’i dërgojmë komentet sa i përket kësaj çështje, mirëpo jemi dakorduar që komentet tona t’i dërgojmë bashkë me Grupin Parlamentar LDK-AAK-Nisma”, ka thënë për KosovaPress deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Ajo ka shpjeguar se koalicioni ka hartuar një draft, kurse Vetëvendosja do t’i dërgojë vërejtjet dhe sugjerimet e saj e pastaj do të bëhet harmonizimi I komenteve dhe dërgimi i tyre në Gjykatën Kushtetuese.
Deputetja Haxhiu nuk ka treguar se cili do të jetë komenti i tyre, pork a vlerësuar se PDK-ja ka shkelur rregulloren dhe Kushtetutën.
“Unë konsideroj se ka pasur shkelje nga ana e PDK-së, fillimisht me zënien e ulëseve aty ku i përket grupit me të madh parlamentar, pra kanë vepruar në shpërputhje të plotë me vendimin e Kuvendit. Më pas ka pasur një uzurpim dhe pengim të punës së seancës konstituive nga ana e PDK-së dhe kjo është bërë e ditur”, është shprehur ajo.
Deputetja Hazhiu ka thënë se 83 deputetët që kanë vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 17 korrik, vetëm e kanë “mbrojtur” rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës.
Albulena Haxhiu nuk ka dashur të thotë nëse dërgimi i komenteve të përbashkëta me koalicionin LDK-AAK-NISMA është shenjë se Vetëvendosje mund të hyjë në qeveri me këtë koalicion.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















