Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj, thotë se meqenëse Partia Demokratike thotë se është shkelur kushtetuta me zhvillimet e së enjtës në Parlamentin e Kosovës, duhet parë nëse ky pretendim është i vlefshëm në bazë të ligjit.
Megjithatë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Mustafaj tha se me procesin zgjedhor dhe paszgjedhor, “Kosova tregoi se është shteti më demokrat në Ballkan”.
Ai ia atribuoi këtë vlerësim, hapave të marra përmes institucioneve për të zgjidhur situatën politike. Duke folur për situatën e kohëve të fundit në Maqedoni, ai thotë se në ndryshim nga Kosova, qytetarët atje nuk kanë besim tek institucionet dhe kjo sjell si rezultat prirjen për t’i shprehur pakënaqësitë në protesta.
Ndërsa lidhur me klimën politike në Shqipërisë, Mustafaj thotë se problemi tek prirja që kanë partitë politike për të luajtur për të fituar 100 për qind ose 0 dhe për të mos pasur kompromis.
***
Mustafa, kandidat i koalicionit pasgjedhor LDK-AAK-NISMA, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, me votat e deputetëve të koalicionit, të Listës Srpska dhe të disa partive të komuniteteve pakicë.
PDK-ja e konteston zgjedhjen e Mustafës, pasi konsideron se i takon asaj, si fituese e zgjedhjeve, ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe jo koalicioneve të krijuara pas zgjedhjeve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















