‘Politikanët në pushtet u ushqyen me dhjamin e sllavizmit, kurse opozita u trajnua të luajë rolin e pulës’
Protesta ditë më parë u organizua në mbështetje të protestave të shqiptarëve të Maqedonisë për rastin “Monstra “Drejtësi, barazi, për popullin autokton në trojet ballkanike” , “Shkupi jemi me JU”. Me këto thirrje e parrulla protestuan në New York.
Protesta u organizua në mbështetje të protestave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë për rastin “Monstra.
Në këtë protestë nuk munguan edhe emra të njohur si këngëtarja Merita Halili e cila hapi këtë tubim me himnin kombëtar, Xhevat Limani, Musa Paçuku, etj.
Njëri ndër protestuesit që foli për Shkupin prej para selisë së OKB në Nju Jork ishte atdhetari i shquar, Qazim Doda, i cili theksoi se shqiptarët e Iliridës nuk do t’i tolerojnë më padrejtësitë, ai po ashtu ka folur gjerë e gjatë për politikanët, të cilët nuk i ka kursyer nga kritikat.














