Visar Ymeri ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje mbrëmë kanë arritur të dakordohen për të gjitha pikat, por sot në mëngjes koalicioni opozitar është tërhequr, transmeton Express.
“Mbrëmë jemi dakorduar për të gjitha pikat, ndërsa sot në mëngjes ka pasur një refuzim të disa pikave nga përfaqësuesit e partive tjera”, ka shpjeguar Ymeri.
Ai ka shpjeguar se Vetëvendosje është ende e hapur për vazhdimin e negociatave me koalicionin LDK-AAK,NISMA.
“VV është e hapur për t’i vazhduar bisedimet dhe e bën të qartë se nuk ka votë pa marrëveshje të nënshkruar. Mbrëmë kemi arritur t’i dakordojmë të gjitha pikat, ndërkohë që sot kanë hequr dorë nga disa pika”, ka thënë Visar Ymeri.
Pak më parë, Glauk Konjufca është shprehur optimist se marrëveshja mes koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosjes mund të arrihet së shpejti.
(r.m.)














