Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë flet për konfliktin e institucionit që drejton me Ministrinë e Drejtësisë
Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, Shpjegon votën kundër kërkesës së Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për shkarkimin e gjyqtarit Gjin Gjoni. Cefa thotë se ministry nuk solli prova të mjaftueshme të cilat të çojnë n vendimin për shkarkim të gjyqtarit në fjalë dhe dy të tjerëve. Në një intervistë në “Neës24”, Cefa shpjegon konfliktin ndërmjet KLD-s dhe Ministrisë së Drejtësisë duke theksuar se është një situatë që ishte paralajëmruar qysh në momentin kur Nasip Naço u zgjodh ministër i Drejtësisë. “Ishte një situatë e paralajmëruar që herët, kur zoti Naco u bë ministër i Drejtësisë dhe anëtar i KLD-së. Që herët kanë ardhur nga ministri i Drejtësisë akuza të drejtpërdrejta, me tone më të moderuara por gjithmonë duke u rritur, ndaj institucionit të KLD-së dhe veprimtarisë së tij. Unë i kuptoj shumë mirë sfidat e një mazhorance të re që vjen në pushtet, për sistemin e drejtësisë në Shqipëri ka vend për të folur mjaft, por nuk kuptoj paragjykimin sistematik të bërë ndaj KLD-së dhe punës së tij. Paragjykimi arriti kulmin në ditët e fundit, në ngjarjet për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë”, thotë Cefa.
I pyetur specifikisht për vendimine KLD-së kundër shkarkimit të gjyqtarit të shumëpërfolur, Gjin Gjonim, cefa tha: “Fenomeni nuk është në emra konkretë. Ka qenë një vendimmarrje e KLD-së për 3 gjyqtarë, jo për një të vetëm. Kjo vendimmarrje ka shërbyer si shkak për një mësymje frontale ndaj KLD-së, pa pyetur dhe pa pritur shpjegime pse. Unë mund të shpjegoj shumë mrië votën time. Vota ime ka qenë kundër, sepse në tavolinën tonë nga ministri i Drejtësisë nuk kishim asnjë dokumentacion. Në tavolinën tonë kishim vetëm një shkresë me disa faqe ku ishin parashtruar pretendimet e ministrit për shkelje ndaj gjyqtarit”, tha Cefa.i pyetur për deklaratën që bëri kryeministri Rama pak ditë më parë, kur theksoi se për astin e Gjin Gjonit ishte pyetur edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, Cefa tha se kryeministri dhe ministry i drejtësisë duhet të lënë mënjanë deklarata e kësaj natyre dhe të ulen për të bashkëpunuar për reformën në drejtësi.
Megjithë kundërshtitë për deklarata e qeverisë nënkryetari i KLD-së pranoi sistemi gjyqësor ka problem. “Jemi të ndërgjegjshëm që sistemi gjyqësor ka probleme. Vendi ynë ka edhe specifikën e vet të problematikës. Ka gjyqtar shumë të mirë ka edhe gjyqtarë që nxijnë fytyrën tjetër të sistemit. Detyra jonë është të gjejmë një formulë të posaçme për të pastruar njerëzit e korruptuar në sistem. Kjo është sfida”, tha Cefa.















