Qeveria ka nisur në Malësinë e Madhe aplikimin e skemave mbështetëse për bujqësinë. I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Panariti, Kryeministri Rama shpjegoi se prioritet në këto skema të reja u është dhënë investimeve nga fermerët.
Aplikimin e skemave mbështetëse për bujqësinë e nisi me fermerët e Malësisë së Madhe. Sipas ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, prioriteti u është dhënë fermerëve me një vullnet të qartë për të investuar.
Ruajtja e kulturave autoktone dhe rajonalizimi i tyre ishin theksi i bashkëbisedimit që Kryeministri Rama dhe ministri i Bujqësisë Panariti, zhvilluan me fermerët e Malësisë së Madhe.
















