Duket se politikanët nuk i mbajnë meri njëri-tjetrit edhe pse shahen dhe rrihen në sy të mediave. Të paktën këtë gjë e tregon edhe ftesa që kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka bërë deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu.
Edhe pse pak ditë më parë ai kallzoi deputetin sociaist në prokurori për ushtrim dhune, Basha e ka ftuar atë për iftar.
“Edhe të akuzojnë, edhe të denoncojnë dhe të ftojnë…! Hajde merri vesh tani Lulushin me shokë” shkruan Ndreu ne profiolin e tij ne Facebook.
Një ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi, i dorëzuan prokurorit të Përgjithshëm dy kallëzime penale: një për deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, që sipas tyre dhunuan deputetin demokrat Gent Strazimiri.















