Ndërhyrja vendëse e ndërkombëtare ka ndalur punimet në tri sheshe në pjesën veriore të Mitrovicës, njëri real (Sheshi “Car Llazar”) e dy tjerë simbolikë (Sheshi “Adem Jashari” dhe Sheshi “UÇK”).
Sheshet më së paku kanë qëllimin që të shërbejnë për atë që shërbejnë, gjithkund në botë. Sheshet në komunën e re kanë për qëllim të pamundësojnë qarkullimin e njerëzve.
Për Sheshin “Car Llazar”, me të cilin komuna veriore po mundohet ta ndërpresë qarkullimin me pjesën jugore të qytetit, por edhe për dy sheshet që shqiptarët i nisën si kundërpërgjigje ndaj përppjekjeve të serbëve për të izoluar veriun, po provohet të gjendet zgjidhje në dialog.
Në të kundërtën, ministri në detyrë i Ministrisë së Ambientit, Dardan Gashi, ka thënë për Tribunën se do të përdoret forca e shtetit dhe e buldozerit që të pastrohen ato hapësira. Ai ka njoftuar se procese të bisedimeve janë duke u zhvilluar në dy nivele, në atë të Brukselit dhe një nivel të dy komunave të Mitrovicës, asaj të jugut dhe veriut.
B.S.















