Ekspertët e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të dy komunave, Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore, do të takohen të martën në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.
Ai ka thënë se takimi ka për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për të dy këto komuna, pas situatës së krijuar me rivendosjen e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” mbi urën qendrore mbi lumin Ibër, dhe fillimit të ndërtimit të sheshit “Car Lazar”, i cili e prekëcepin verior të kësaj ure që i lidh dy komunat.
“Do të tentojmë që në nivel ekspertësh të gjejmë një zgjidhje për dy komunitetet (shqiptar dhe serb) dhe për dy komunat, sa i përket brezit rreth brigjeve të lumit Ibër, në të dyja anët”, ka thënë ministri Gashi. (r.m.)















