Prokuroria e Tiranës kërkoi lirimin nga burgu të dy kushërinjve Klodian e Sajmir Gjozi, kjo pasi policia deshtoi ne provat e sjella nga ajo kunder dy te rinjve.
Paraditen e së martës, pritet që kërkesa për lirimin e tyre të lexohet para Gjykatës së Tiranës, ku do të kërkohet ndryshimi i masës së sigurisë ndaj kushërinjëve Gjozi, nga „arresti me burg“ me afat 15 ditor në masën e sigurisë „detyrim për paraqitjeje“.
Kërkesa e prokurorisë, vjen 2 javë pas arrestimit të tyre, pasi policia nuk arriti të gjej prova që implikojnë Klodian e Sajmir Gjozin në vrasjen e bankierit Artan Santo. Sipas akuzës, janë 15 dëshmitar të ndryshëm, të cilët provojnë se dy të rinjët në momentin e vrasjes së Santos kanë qenë në fshatin e tyre, në Ishëm të Durrësit.
Edhe zbardhja e tabulateve telefonike, të numrave që dy kushërinjët kishin në përdorim, tregojnë që të rinjët nuk kanë qenë në Tiranë. Nga ana tjetër, ekspertët e policisë shkencore thanë se Klodian Gjozit i janë gjetur në trup, mikrogrimca të mbetjeve të barutit.
Por ndryshe menduan avokatët, që sipas tyre, janë mbetje të blozës, të ardhur si pasoj e punës që të rinjët ditën e ngjarjes bënë me gur fleksibël.
Në lidhje me motorin që kishte në pronësi Klodian Gjozi, ekspertët thanë se nuk është ai që është përdorur nga dy ekzekutorët ditën e vrasjes së bankierit Santo.
Vetëm pak orë pas kësaj vrasje, Klodian dhe Sajmir Gjozi, u arrestuan në fshatin e tyre si të dyshuar të kësaj ngjarje. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia gjetir dhe sekuestroi me cilësinë e provës 8 fishek të armës automatike „kallashnikov“, fishekë të cilat u përdoren për t’i caktuar atyre masën e sigurisë „arrest me burg“ me afat 15 ditor. Afat ky që përdundon mesditën e së martës, kur dy kushërinjët Gjozi do të dalin para gjykatës.
Për vrasjen e bankierit Santo, policia dhe prokuroria nuk kanë ndonjë provë konkrete për personat që kanë kryer këtë krim, por po hetojnë në disa pista të ndryshme, që deri më tani nuk ka ndonjë fakt konkret.














