Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj raportimeve të medieve se është arritur një marrëveshje ndërmjet LDK-AAK-NISMA dhe VV.
“Gjatë ditës së sotme, në media po qarkullojnë dy draft-marrëveshje për koalicion në mes Bllokut Opozitar LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! Drafti i parë është propozimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërkaq drafti i dytë është njëri nga draftet e Grupit të Punës. Në këto dokumente ka pika për të cilat është arritur pajtim, sikurse që ka pika për të cilat nuk pajtohemi. Marrëveshja e plotë apo jo, do të vendoset nesër në takimin e liderëve”, thuhet në sqarimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















