Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Victoria Nuland, e cila do të vizitojë Kosovën këtë të diel, nuk ka përfshirë në axhendën e saj takimet me liderë e dy partive politike, Albin Kurtin e Fatmir Limajn.
Në njoftimin që Ambasada Amerikane në Prishtinë ua ka dërguar mediave, rreth axhendës së takimeve së ndihmës sekretares Nuland me liderët politikë në Kosovë, askund nuk figurojnë emrat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe atij të Nisma për Kosovën, transmeton lajmi.net.
Nuland, takimin e parë do ta zhvillojë me Presidenten Atifete Jahjaga, për të vazhduar më pas një takim të përbashkët me Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn, ndërsa fare në fund, do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi.
Gjithashtu, duhet theksuar se Kurti dhe Limaj ishin liderët e vetëm politikë në vend që nuk u ftuan nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ditë më parë me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së SHBA.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















