Ajo çka ndodhi në Srebrenicë padyshim është krimi më i rëndë që ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërsa, sot mbushen 19 vjet, kur janë ekzekutuar mbi 8000 burra myslimanë nga Ushtria serbe e Bosnjes, të akuzuarit për krimin e rëndë akoma po gjykohen nga Gjykata Ndërkombëatre e Hagë dhe ajo e Sarajevës.
Deri më tani, tridhjetë serbë të Bosnjes kanë marrë dënim gjithsej me 568 vjet burg me akuzën më të rëndë “genocid kundër popullsisë civile”, raporton Birn.
Masakra e Srebrenicës u shënua më 11 korrik 1995, kur burra dhe djem boshnjakë u mbajtën nëpër kampe, derisa u ekzekutuan nga forcat paramilitare serbe.















