Ahmeti shprehu pritjet që Gjykata e Apelit të marrë parasysh të gjitha shqetësimet shoqërore në lidhje me zhvillimin e gjykimit në rastin “Monstra” dhe të vendos drejtësi
Kryetari i partisë Bashkimi Demokratike për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, Aivo Orav, diskutuan për situatën e krijuar në vend pas dënimit me burgim të përjetshëm të 6 personave për rastin “Monstra”.
Në takimin e zhvilluar në selinë e BDI-së në Tetovë ambasadori Orav tha se Brukseli zyrtar po ndjek me vëmendje zhvillimet, bashkë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vend.
Ndërkaq Ahmeti vuri theksin në zhvillimin e protestave paqësore, në mënyrë që ky rast të mos ndërlikohet dhe vështirësohet më tej. Ahmeti shprehu pritjet që Gjykata e Apelit të marrë parasysh të gjitha shqetësimet shoqërore në lidhje me zhvillimin e gjykimit në rastin “Monstra” dhe të vendos drejtësi.
“Kredibiliteti i lëkundur i këtij procesi mund ta rikthej besimin e opinionit, vetëm nëpërmjet të një procesi transparent ku do të prezantohen provat dhe faji të dëshmohet. Ky proces duhet të mbikqyret nga ekspertë të komunitetit ndërkombëtar me përvojë që do të kanë qasje të plotë gjatë gjithë procesit dhe në të gjitha dëshmitë”, është shprehur Ahmeti.
Kreu i BDI-së ka thënë gjithashtu se është përgjegjësi e përbashkët që të identifikohen dhe tejkalohen përpjekjet për drejtësi selektive, por edhe gjykatësit dhe prokurorët të kryejnë detyrat e tyre, pа ngarkesa, në mënyrë që të rritet besueshmëria e qytetarëve në proceset gjyqësore.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















