Ka përfunduar takimi mes liderit të LDK-së, Isa Mustafa atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, atij të Nisma-së, Fatmir Limaj si dhe Albin Kurtit të Vetëvendosjes.
Thuhet se në takim janë biseduar temat që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe me atë se me çfarë do të merret Qeveria e ardhshme e Kosovës.
Nikoqiri i këtij takimi, Albin Kurti tha se po përafrohen qëndrimet çdo herë e më shumë derisa tha se qëndrimet do të rrumbullakohen deri në konstituimin e Kuvendit.
Kurti tha se janë pajtuar që në takimet e ardhshme t’i përfshijnë edhe ekspertë të fushave të ndryshme për të hartuar programin për funksionimin e Qeverisë së ardhshme.
Ai ka ripërsëritur se janë pro dialogut, por dialog nën kushte të Kosovës e jo sikur dialogu i deritanishëm, që sipas tij, u zhvillua me kushte të Serbisë ndaj Kosovës.















