Këshilltari për mbrojtjen i kryeministrit Rama, shprehet se për këtë çështje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila i jep zgjidhje problemit
Këshilltari për mbrojtjen i kryeministrit Rama, Sandër Lleshi, deklaron se është zgjidhur çështaje kufinjve detar me Greqinë.
Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, lleshi shprehet se për këtë çështje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. e cila i jep zgjidhje problemit.
“Çështja është e zgjidhur përderisa ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe çdo problem tjetër i kujtdo pas gjykatës është i panevojshëm. Ajo do të ketë një të ardhme, por nuk është çështje akute. Sa i takon sigurisë është një meny e gjerë reformash në këtë sektor, sepse qeverisja e re e ka një ndër tre fjalët kyçe të qeverisjes “ , tha Lleshi.
Ai i është përgjigjur edhe akuzave të ish-kryeministrit Berisha në lidhje me trafikun e drogës me avion.
Për këtë çështje Lleshi shprehet se: ai shprehet: “Roli im në këtë çështje është po aq rol sa mund të kem pasur në gjyqin e Galileut.
Nuk kam asnjë lidhje me të vërtetën. Kam ruajtur një distancë në zhvillimet aktualae në fushën e mbrojtjes për t’i dhënë një farë qetësie atyre që po merren me këto”.















