Presidentja e Kosovës Atifete Hahjaga, përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook. ka bërë të ditur se 17 korrikun e ka caktuar si datë për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, raportoi Koha.net.
“Bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, mora vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 korrik 2014.
Procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, duke i hapur rrugën konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.
Të gjitha veprimet e mia do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi. Pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër, ka shkruar presidentja Jahjaga në rrjetin social Facebook. (r.m.)
















