Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pezë-Helmës. Një person identiteti i të cilit ende nuk dihet ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten, vëllanë dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij me të njëjtën armë.
Ende nuk dihen shumë detaje për shkaqet qe çuan ne vrasjen e trefishtë brenda familjes, ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.














