Kujtim Shala, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Atifete jahjaga, që të reflektojë unitetin politik lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e kabinetit të ri qeveritar.
Shaka ka tërhqur vërejtjen se mandatimi i sërishëm i një partia a koalicioni që dështon ta formojë qeverinë herën e parë, do të ishte kundër-kushtetues.
“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese çështja e mandatarit i është lënë në diskrecion Presidentes së vendit, ndërsa subjektet ose koalicionet që pretendojnë ta kenë mandatarin duhet ta dëshmojnë që e kanë shumicën e nevojshme për ta formuar Qeverinë. Pretendimi për të mandatuar për herë të dytë subjektin ose koalcionin që nuk arrin të ketë shumicën në herën e parë është i pakuptimë dhe do të ishte i një anshëm politikisht, prandaj edhe kundër-kushtetues. Ne kërkojmë nga Presidentja që në rastin e mandatarit të reflektojë unitetin politik dhe nacional që kërkohet nga ajo, me qëllim që të përmbushë mandatin kushtetues që ka”, ka thënë Shala për KTV-në.
Shala ka thënë se beson që Kryetar I Kuvendit të Kosovës do të zgjidhet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pasi ai do të propozohet nga koalicioni LDK-AAK-NISMA që ka shumicën e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















