Vetëvendosja dhe Lista “Srpska” duhet të jenë partitë që tani për tani kanë komoditetin me të madh në Kuvendin e Kosovës. Të dy këto parti gjendjen në atë pozitë që ta çojnë vendin drejt formimit të qeverisë se re apo edhe drejt zgjedhjeve. Deri të kjo situatë do të vijë pasi që të dyja blloqet, qoftë ai i PDK-së apo blloku LDK-AAK-Nisma, nuk do të mund t`i arrijnë 61 deputetë pa e pasur në koalicion Lëvizjen Vetëvendosje ose Listën “Srpska”, transmeton Tribuna.
Varësia e Qeverisë së ardhshme nga këto dy subjekte parlamentare del të jetë e papranueshme për shkaqe krejtësisht të ndryshme. Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend e vlerësojnë pozitivisht evoluimin e Vetëvendosjes por nuk mendojnë se Qeveria e ardhshme duhet të hyjë në aventura sa i përket dialogut me Serbinë.
Lëvizja Vetëvendosje ka evoluuar në qëndrimin e saj, por insistimi që të mos krijohet Asociacioni i Komunave Serbe do të çonte në dështimin e marrëveshjes së Brukselit, gjë që është e papranueshme. Arsye krejt tjera, kanë bërë që i papranueshëm të jetë edhe koalicioni që do të varej nga nëntë deputetët e listës “Srpska”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














