Hashim Thaçi tha se autostrada do të quhet “Arbër Xhaferi”
I gjithë kabineti në detyrë i Qeverisë së Kosovës si dhe Ambasadorja e SHBA në Kosovë Trecy Jocobson dhe zyrtar të Qeverisë së Maqedonisë kanë marr pjesë në inaugurimin e punimeve në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup.
Në ceremoninë zyrtare, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, tha se po përmbushen ëndrrat e shqiptarëve dhe objektivat e misionit të ri.
“Kjo autostradë do të shërbejë si një arterie e zhvillimit ekonomik, do t’i bashkojë më shumë shqiptarët dhe do ta integrojë vendin tonë në rrjetet kryesore mbarë-evropiane të transportit” ka thënë Thaçi.
Sipas tij, rrugët e Kosovës po shfrytëzohen për zhvillim dhe integrim të Kosovës në rajon dhe me gjerë.
Thaçi ka konfirmuar se autostrada Prishtinë-Shkup do të quhet Arbër Xhaferi, intelektual shqiptar i Maqedonisë i cili ka dhënë një kontribut shumëdimensional për çështjen shqiptare në përgjithësi.
Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota tha se kontrata për këtë projekt është ndër më të mirat. Ai tha se për dy vjet sa është punuar në këtë projekt janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.
Kurse, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi tha se kjo autostrade ka një rëndësi të veçantë sepse bashkon shqiptaret e Kosovës dhe ata të Maqedonisë dhe i bene te dy vendet lehtësisht te qasmë për njëra tjetrën.
Sipas projektit të prezantuar në vitin 2010, e ashtuquajtura, Rruga 6, Prishtinë – Hani i Elezit, do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej kilometrash, duke filluar nga fshati Uglar i Fushe Kosovës, pastaj përshkon Lipjanin për të kaluar nëpër Ferizaj, Kaçanik e deri në kufi me Maqedoninë. Autostrada pritet të këtë të një tunel, ai i Kaçanikut, me një gjatësi prej 2.2 kilometrash, Konsorciumi turko- amerikan “Bechtel Enka” ka ndërtuar edhe autostradën “Ibrahim Rugova”, që lidh Kosovën me Shqipërinë. Sipas planit, është paraparë që të finalizohet brenda 42 muajve dhe të kap një kosto prej 600 milionë euro.
















