Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton të mërkurën për Bruksel për takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Qëllimi i vizitës është vlerësimi i ecurive në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe sfidat qe janë në ketë proces. Me këtë rast zëvendëskryeministrja Edita Tahiri do të kërkojë serish rritjen e angazhimeve të Bashkimit Evropian për shpejtimin e procesit të zbatimi te marrëveshjeve dhe mbylljen e çështjeve të hapura në kuadër të planeve zbatuese.
Po ashtu, Zëvendëskryeministrja në mënyrë të veçantë do të diskutojë për zgjidhjen e problemit të barrikadave të reja në urën e lumit Ibër, si një problem që shkelë marrëveshjet e Brukselit dhe lëvizjen e lirë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















