Dhjetëra serb kanë ndërprerë, sot rreth orës 10 e 30, punimet në ndërtimin e gjashtë shtëpive të shqiptarëve në Lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës .
Kompania “Shpk Lili Grup” e cila kishte filluar punimet sot në ora tetë të mëngjesit, pas rreth dy orë e gjysmë pune, është penguar nga rreth 20 qytetar serb, të cilët me automjetet e tyre kanë bllokuar rrugën, duke pa mundësuar kështu depërtimin e kamionëve të kësaj kompanie në thellësi të lagjes Kroi i Vitakut.
Nazmi Ismajli përfaqësues i lagjes Kroi i Vitakut ka konfirmuar për mediat në vend ndërprerjen e punimeve, që sipas tij, kanë ndodhur pa asnjë arsye.
“20 veta të cilëve u printe Dragolubi i kësaj lagje kanë bllokuar rrugën duke u pamundësuar kështu ndërtimin e shtëpive tona. Në mesin e tyre përveç Dragolubit i cili që tri vite po i pengon punimet ka pasur edhe përfaqësues të UNMIK-ut”, ka thënë Ismajli.















