Pas dhënies së vendimit, shqiptari ka kërkuar do të marrë një dëmshpërblim të majmë për ditët që ka kaluar si i pafajshëm në burgjet gjermane
Elona Memushi
Rrëzohen akuzat për trafik ndërkombëtar droge ndaj një shoferi shqiptar, i cili u arrestua nga autoritetet gjermane tetorin e kaluar pasi në kamionin e tij u gjetën 644 kilogram hashash.
Pas dhënies së vendimit, shqiptari ka kërkuar do të marrë një dëmshpërblim të majmë për ditët që ka kaluar si i pafajshëm në burgjet gjermane, raporton portali Shqiptarja.com.
54 vjeçari shqiptar u arrestua nga policia e Nurembergut, ndërsa lajmi zuri një vend të veçantë në mediat lokale. Policia njoftoi në atë kohë se kishte shkatërruar një grup që kishte trafikuar në total 5.6 ton hashash nga Shqipëria për në Europë gjatë viteve të fundit.
Droga e cila u gjet në kamionin e shoferit shqiptar ishte fshehur brenda një blloku graniti, që ishte 2 metra i lartë dhe 7 metra i gjatë me një peshë totale 20 ton.
Sipas prokurorisë, shoferi e ngarkoi granitin shtatë metër të gjatë dhe dy metër të lartë në Shqipëri dhe do e dërgonte në Holandë.
Por nga hetimet e kryera dhe përgjimet telefonike rezultoi se shoferi i kamionit nuk ishte në dijenin të lëndës narkotike që transportonte















