Sipas vetëvendosjes, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë se herën e dytë Presidentja emëron kandidatin për Kryeministër “nga partia apo koalicioni, i cili i ka gjasat për të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë”.
Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së re “i hap rrugë ndërtimit të institucioneve në përputhje me vullnetin e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës”.
Në deklaratën e saj lidhur me këtë vendim, Lëvizja Vetëvendosje i bashkohet zotimit të partive të koalicionit LDK-AAK-NISMA se nuk do të përfillin ftesën e Hashim Thaçit për konsultime lidhur me krijimin e kabitetit të tij të ri qeveritar.
“Edhe pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese është e sigurtë që nuk do të këtë Qeveri Thaçi 3.
Asnjë nga katër subjektet shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk do t’i bashkohen PDK-së dhe Hashim Thaçit në qeverisje për të vazhduar regjimin e vjetër. Theksojmë edhe një herë që ndalja e regjimit të vjetër është lajmi i mirë për Kosovën.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë që Presidentja emëron kandidatin për Kryeministër për herë të dytë nga partia apo koalicioni, i cili i ka gjasat për të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë.
Në këtë drejtim edhe vendimi i Gjykatës Kushtetues i hap rrugë ndërtimit të institucioneve në përputhje me vullnetin e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje.















