Kryeministri merr pjesë në hapjen e kampit të vullnetarëvë të Golemit, premton investime për plazhe të pastra
Kryeministri Ramatha se këtë vit do të fillojnë disa ndërhyrje të rëndësishme në aksin e plazhit të Durrësit, sa i përket ujrave të zeza. Kryeministrit ha se të gjitha këto do të duan kohën e tyre, ndërkohë që pastërtia nuk është çështje buxhetesh, është çështje vetëdijeje dhe kujdesi qytetar. Kreu i qeverisë mori pjesë sot në hapjen e Kampit të Vullentarëve të Golemit, nga ku dhe theksoi se ky është një program i ri që synon ti japë fund një tradite të turpshme, ku çfarë konsumohet flaket në plazh. “Është një program i ri, që ne e vëmë në jetë për herë të parë, që synon që t’i japë fund një tradite shumë të turpshme dhe që na vë të gjithëve si shoqëri dhe si vend në pozitë të tmerrshme, edhe me vizitorët e huaj, të plazheve të pista, të plazheve ku çfarë konsumohet hidhet në rërë, të plazheve ku nuk ka kujdes për mjedisin”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se se paralelisht me punën konkrete, që secili do të bëjë për të pastruar, është menduar edhe një punë intensive propagandistike për t’i vetëdijësuar pushuesit se plazhet duhet të mbahen të pastra. Ndërsa Auron Tare, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit tha se këto kampe nuk do të shërbejnë vetëm për të pastruar plazhin por edhe për të disiplinuar mbarëvajtjen e pushuesve. Luljeta Progni















