Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për aprovimin e rekomandimit për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup.
Në një postim në profiling e saj në Facebook, Bajrami ka thënë se qeveria në largim nuk ka të drejtë të nënshkruajë kontrata për projekte kaq të kushtueshme. Ajo I ka cilësuar të papranueshme edhe kushtet e kontratës me kompaninë |Bechtel & Enka”.
Ja postimi i plotë i saj në Facebook.
“E PAPRANUSHME – Qeveria në ikje e Hashim Thaçit sot ka miratuar propozimin e komitetit drejtues për ndërtimin e Autostradës Prishtinë- Shkup që do të na kushtojë të gjithëve 600 milion euro taksa… Nëse marrim parasysh përvojën e kaluar, me të njëjtën Qeveri dhe me të njëjtën kompani, atëherë ky çmim tepër i lartë edhe mund të rritet.
Por, problem kryesor është se qeveria në ikje nuk ka të drejtë të marrë vendime të tilla kaq të mëdha dhe të pamundësojnë realizimin e programit ekonomik të qeverisë që do të vijë.
Për mendimi tim, sa më parë duhet t’i bëhet me dije Bechtel Enka-s që një kontratë e tillë, qoftë edhe e nënshkruar, nuk do të jetë obligative për qeverinë e re, sepse:
• Propcesi ka qenë jotransparent;
• Çmimi është shumë i lartë, madje i paarsyeshëm;
• Me sa kemi informata, prapë është kontratë “design and build” që nënkupton rritje të çmimit deri në përfundim të projektit, si të rasti i autostradës “Ibrahim Rugova”;
• Forma e financimit është jo e përshtatshme, me që planifikohet të financohet nga buxheti.
Qeveria e re do ta ndërtojë autstradën Prishitinë-Shkup, kur të jetë e përshtashme financiarisht për vendin, me procedura transparente, me çmim më të arsyshëm, nëse ka mundësi pa tunel, sepse kjo do t’ia kursejë vendit prej 100-150 milionë euro dhe do të shikohet mënyra e financimit me kredi nga jashtë, që të mos ngarkohet buxheti i shtetit“, ka shkruar Hykmete Bajrami.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















