Policia belge pas kontrolleve të ushtruara ka mundur të vërë në pranga 6 trafikantë shqiptarë, të cilët ishin duke transportuar ilegalisht 6 klandestinë në Britaninë e Madhe. Burime nga Ministria Publike në Bruksel, policia kishte nisur hetimet nga nëntori i kaluar gjatë një kontrolli në rrugën E-40 deri në zonën Grand-Bigard. Policia zbuloi më pas se katër shtetasit shqiptarë në pjesën e prapme të dy kamionëve të parkuar gabimisht. Njerëzit janë transportuar në mënyrë të paligjshme nga kamion nëpërmjet Holandës dhe në Francë, apo me avion me dokumente false. Shofer i kamionit, një lituanez, po ashtu është arrestua në Holandë dhe ndaj tij po zhvillohet një hetim i përbashkët në mes të drejtësisë dhe policisë holandeze.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














