Punonjësi i sigurisë në bankën “Credins”, ku u vra një ditë më parë drejtori i kësaj banke Artan Santo, shpjegon momentet e vrasjes dhe pamundësinë e tij për të reaguar. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, roja e bankës thotë se e kishte armën në kasafortë dhe se nuk kishte patur kohë ta merrte për të qëlluar agresorët.
Ai thotë se kishte qënë duke hapur derën ebanklës për drejtoritn sic bëntë përditë, në moemntin kur dy personat me motor e kanë qëlluar për vdekje Santon. “Makina doli para bankës, këtu në anë të trotuarit si përherë. Unë sa e pashë makinën që po afrohej dola menjëherë nga vendi i rojes dhe shkova të hap derën e bankës që të hynte drejtori brenda, sepse kështu bëja gjithmonë. Drejtori zbriti. Por pa zbritur ende mirë u dëgjua një e shtënë. Në atë moment ktheva kokën të shihja çfarë po ndodhte. Pashë që ishte një motor i madh ngjitur me makinën. Drejtori doli, nuk e di ishte plagosur apo jo, dhe nxitoi të futej në bankë që t’u shpëtonte plumbave, por e qëlluan prapë këtu në trotuar. Nuk kisha asnjë mundësi reagimi sepse isha i paarmatosur. U futa të merrja kallashin që kisha në kasafortë, por kur dola unë kishte mbaruar gjithçka.Pastaj lajmërova policinë”, rrëfen punonjësi I sigurisë së bankës “Credins”.













