Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka shfaqur shpresën se barrikada në urën mbi lumen Ibër do të hiqet.
“Ne besojmë se dialogu për normalizimin dhe marrëveshjet e Brukselit kanë krijuar një realitet të ri, më të mirë, ku barrikadat nuk kanë vend. Korniza kushtetuese dhe institucionet e Kosovës si dhe prania e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë janë këtu për të siguruar garancat për mbrojtjen e interesave të serbëve të Kosovës dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë.
E vetmja mënyrë për të ecur përpara është dialogu dhe bashkëpunimi. Ata prej kësaj e asaj ane të urës duhet të provojnë të dëgjojnë njëri-tjetrin, frikat, nevojat, mosbesimin. Saksitë me lule të së premtes apo demonstratat e zemëruara të së dielës nuk ofrojnë përgjigje. Dialogu dhe bashkëpunimi ofrojnë.
BE-ja është angazhuar në mënyrë intensive që ta zgjidhë këtë problem. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona dhe shpresojmë që të gjejmë një zgjidhje së shpejti”, ka deklaruar Zhbogar për portalin Koha.net.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













