Edhe pse nuk ka qenë e pranishme opozita, seanca e Kuvendit nuk ka qene e qetë. Deputeti i PS Ben Blushi ka reaguar ashpër sot ndaj ministrit Veliaj për reformën në arsimin profesional. Blushi shprehu rezervat e tij në lidhje me p/ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”. Blushi e konsideroi një zgjidhje aspak të mirë kalimin e arsimit professional nga Ministria e Arsimit tek Ministria e Mirëqënies Sociale, duke shtuar se edhe llogjika e përdorur për një bashkim të arsimit profesional me formimin profesional nuk qëndron. “Nuk është zgjidhje ajo që po bëjmë. Nuk është normale të thuhet se meqë Ministria e Arsimit dështoi me arsimin professional, kjo të kalojë në varësi të një tjetër ministrie. Me këtë llogjikë i bie që meqë spitalet mund të kenë problem, atëherë ti heqim nga varësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe t’I kalojmë nën varësinë e një tjetër dikasteri. Po kështu ndonjë komisariat policie që nuk është në nivelin që duam ta largojmë nga varësia e Ministrisë së Brendshme dhe t’ia kalojmë një tjetër ministrie. Kjo nuk më duket llogjikë e drejtë. Gjithashtu ne po dekurajojmë Ministrinë e Arsimit në lidhje me reformën që ka nisur përsa i përket sistemit arsimor në vend”, tha Blushi gjatë fjalës së tij në Kuvend. Në vijim ligjvënësi socialist theksoi se sistemi arsimor në vend është unik dhe si i tillë nuk mund të ndahet apo copëzohet. “Edhe arsimi professional brenda tij ka disa degë, si hoteleria apo turizmi. Atëherë pse mos i kalojmë këto dy degë nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, pasi është më afër kjo ministry me këto degë profesionale?”, shtroi pyetjen Blushi. Por në sqarimin e dhënë pas deputetit Blushi, ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj tha se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të studentëve që ndjekin arsimin profesional. “Ne jemi në një situatë ku vetëm 14 % e nxënësve tanë ndjekin arsimin profesional, pasi pjesa tjetër preferojnë gjimnazet e përgjithshme. Në vendet e rajonit kjo përqindje është shumë më e lartë, madje shkon në 60 apo 70 %. Ne nuk prekim aspak kompetencat e Ministrisë së Arsimit në lëndët e përgjithshme, por thjesht i krijojmë kushtet e nevojshme këtyre nxënësve që krahas aspektin teorik të kenë mundësi të ushtrojnë edhe atë praktik. Pra ne kemi gjykuar që nxënësit do të harxhojnë 1/3 e kohës duke mësuar në aspektin teoprik dhe 2/3 duke qëndruar pranë një biznesi, duke ushtruar praktikë”, tha Veliaj. Sipas tij, e vetmja gjë që ndryshon është kalimi në një sistem dual, sikundër është edhe në Gjermani.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













