Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal që merrej me organizimin e emigracionit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Sipas policisë italiane në pranga kanë rënë 13 persona, ku mes tyre figuron edhe një 40-vjeçar nga Shqipëria, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Hetimet për këtë organizatë kriminale kanë filluar që në tetorin e dy viteve më parë dhe sipas autoriteteve vendëse bënin pjesë italianë, shqiptarë dhe rumunë.
Sipas hetimeve, kjo organizatë dërgonte në Angli 5-7 në javë kundrejt një pagese prej 6 mijë eurosh secili















