Nga forcat e policisë në terren është ushtruar kontroll në territoret e mbi 33 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës
Vijon operacioni i Policisë së Shtetit në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen dhe asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) e cila i referohet burimeve nga Policia e Shtetit, thotë se nga forcat e policisë në terren është ushtruar kontroll në territoret e mbi 33 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Janë gjetur e asgjesuar mbi 8 ton e 260 kg marijuanë, nga të cilat 5.8 ton boçe kanabis, si dhe 148 rrënjë bimë narkotike Kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë sekuestruar 57 automatikë dhe pushkë, 6 mitrolozë të lehtë, 1 mitroloz i rëndë dhe 1 gulinov, 5 pistoleta, 1 antitank dhe 3 armë gjahu.
Janë sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme municioni si: 15.800 fishekë, 70 granata, 78 kallëpë tritol dhe një arkë me tritol, 23 predha antitank, 9 mbushje predhash, 42 krehra fishekësh, 10 ml fitil zjarrpërcjellës dhe 1370 kapsolla detonatore.
Janë gjetur e sekuestruar gjithashtu dhe 13 armë të djegura si dhe pjesë armësh si: 1 snajper, 2 armë sharp gjermane, 3 pistoleta, 4 automatikë, 1 pushkë, 2 armë gjahu, 1 silenciator, dhe 2 krëhra.
Është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues, si dhe 2 targa. Një pajisje për presimin e lëndës narkotike, 3 kasaforta.
ATSH raporton më tej se në sajë të operacioneve të organizuara nga focat e policisë u bë e mundur kapja e 3 personave të shpallur në kërkim, përkatësisht:
Maliq Demo Skënderi, 55 vjeç, banues në Lazarat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e tij, më datë 23.06.2014 janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale 20 m fitil zjarrpërcjellës, si dhe një aparat vakuumi për amballazhimin e lëndë narkotike. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë për veprat penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak”.
Po ashtu nga strukturat e policisë është bërë kapja e shtetasit Zenel Myrteza Shurdhi, 28 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi më datë 20.06.2014 është gjetur një sasi lëndë narkotike kanabis sativa, janë gjetur të kultivuara gjithashtu bimë narkotike kanabis sativa, si dhe është gjetur një sasi fishekësh. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë për veprat penale “prodhim dhe shitje e narkotiëve” dhe “mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak”.
Adem Mahmut Selimi, 42 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim, pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, me vendim datë 11.05.2012, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “prodhim e shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













