Bashkimi Europia i ka thënë “po” Shqipërisë. Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle jep lajmin e mirë për Shqipërinë, për marrjen e statusit të vendit kandidat, i cili pritet tashmë vetëm të zyrtarizohet nga mbledhja e këshillit të Ministrave të Jashtëm në Bruksel.
Fyle, përmes një statusi në “Twitter” ka shkruar: “Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë”.
Pas pak minutash, kryeministri Edi Rama ka postuar këtë mesazh në “Twitter”: “Sa fola me Stefan Fylen. Jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë. Sigurisht PS dhe LSI. Mirënjohje për të gjithë ju”.













