Flamuri kombëtar i cili është i vendosur “Te rrethi”, rrugës për Veternik në Prishtinë, shihet se ka filluar të griset.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, tha për KosovaPress se flamuri nuk është vendosur nga komuna dhe se ndërrimi i tij eventual nuk është biseduar ende.
Ai ka thënë se vendosja e flamurit kombëtar nuk është pengesë dhe se do të vazhdojë të qëndroj aty ku është.
Ky flamur qe vendosur aty gjatë këtij viti për nder të “Epopesë së UÇK-së”, por askush nuk e ka marrë “autorësinë” për zëvendësimin e tij me flamurin e Kosovës që kishte qëndruar në këtë vend për vite më radhë.













