Tony Blair këshilltar i qeverisë serbe?! Ky lajm është bërë i ditur nga mediat serbe dhe vetë Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç. Vucic theksoi se ish-kryeministri britanik Toni Blair e ka sigurua për gatishmërinë e tij për të ndihmuar dhe këshilluar Qeverinë në procesin e integrimit evropian, shkruan ‘Presheva Jonë’. Më tej Vuçiç tha se ai dhe Blair kishin zhvilluar një bisedë të gjere rreth këtyre proceseve. “Nga vetë ana e Toni Blair ishte kërkesa për ndihmë të veçantë në procesin e integrimit evropian dhe nga garantoi se ai është i gatshëm për të vënë autoritetin e tij dhe të ndihmojë qeverinë serbe”-kështu ka Aleksandse Vuçiç. Ndërkohë, mediat serbe theksojnë se Vuçiç dhe Blair, do diskutojnë dhe mbi reformat politike dhe ekonomike që qeveria serbe është duke planifikuar për të zbatuar në të ardhmen, dhe u ra dakord që takime të ngjashme të jetë pjesë e prespektivës. Kryeministri po ashtu ka konfirmuar se biseda me dy orë, me përjashtim të integrimit evropian, kemi diskutuar për disa gjëra të veçanta. “Unë jam duke kërkuar ndihmë dhe këshilla të veçanta nga Tony Blair për ta ndihmuar Serbinë në rrugën drejt BE-s. Kur është fjala për formimin e një kabineti funksional, ai është i njohur të ketë pasur kabinetin e tij më të mirë dhe më efektiv kur ai ishte kryeministër, dhe përvojën e tij në ketë drejtim,” tha Vucic
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















