Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ia ka dhënë një tender me vlerë prej afro një milion eurosh, me procedurë të negociuar dhe pa njoftim publik, kushëririt të kryesuesit të Bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj.
Tenderi nuk është publikuar fare në web-faqen e PTK-së, ndonëse aty është linku për publikimin e tenderëve dhe vazhdimisht paraqiten njoftimet më të fundit rreth aktiviteteve të prokurimit që bën kompania, shkruan “Koha ditore”.
Por zyrtarë të saj e kanë pranuar dhënien e këtij tenderi.
Bazuar në dokumentin për dhënien e tenderit, të cilin e ka siguruar gazeta, tenderi i është dhënë firmës “Altima d.o.o”, person kontaktues i së cilës është Dardan Gjonbalaj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















