• Latest
  • Trending
  • All

“Performoi një performancë…”

29/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

“Performoi një performancë…”

29/05/2016
in Lajme, Opinion

Nga Mehmet Elezi

Në gjuhën tonë të bukur: shqip

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Është përuruar një rrugë fshati. Në ekran do fëmijë në podium, dëgjohet zëri i reporterit: “Me këtë rast për pjesëmarrësit performuan fëmijët e shkollës së fshatit”.

Pak më parë një ministër ka lavdëruar “performancën” e mirë të ekonomisë, pavarësisht nga kriza.

Papritmas në qendër vihet bashkia e një qyteti të vogël. Gjuha disi më e turbullt. Bashkia e qytetit të vogël “performon” keq, nga që nuk i mbledh plehrat, apo vetë plehrat “performojnë” keq? Nga fjalitë e ngatërruara dhe nga pamjet me kazanë plot bërllog e zhumile nëpër rrugë nuk shkoqitet qartë për cilën palë është fjala.

Folësja në ekran kalon te futbolli. I kalon mikrofonin reporteritsportiv. Kyngre lart“performancën” e pritshme të ekipit të zemrës në botërorin e Brazilit. Në vijim shpreh keqardhje për një lojtar që është dëmtuar dhe nuk do të “performojë” në ndeshjen me…

Nuk mund të mos e vrasësh mendjen: deri para pak vjetësh në gjuhën e përditshme nuk flitej për “performance”dhe për gjithçka që “performon”; si ia kanë bërë shqiptarët asokohe, a janë kuptuar me shoqi-shoqin, a kanë pasur kuvend, lajme, intervista e deklarata politikanësh? A thua kumtet (mesazhet) kanë mbetur të cunguara, nuk janë përcjellë dot te publiku? Duket sikur doli “performance”dhe shpëtuam!

Dashuria pa kompromis për fjalët “performance”e “performon” çon në çudira. Ngjan si e pabesueshme, por para do kohësh në një televizion ka qenë një rubrikë “Performfest”. Vështirë me marrë vesh domethënien e kësaj sajese me gjysmagjelë, dy gjysma fjalësh të ndryshme të salduarame teknikë të ashpër. Edhe më vështirë me e shqiptue, për shkak të bashkëtingëlloreve të shumta buzore, të ngjitura përdhunshëm. Ngecin nëpër buzë e nëpër dhëmbë, nis me belbëzue.

Çdo gjuhë merr fjalë ose caqe (terma) të huaja, kur e ka të pamundur me shprehë koncepte të caktuara me mjetet e veta. Pra huazon për nevojë. Fjalët “performance”,“me performue”, si dhe bukur shumë të tjera, janë marrë prej anglishtes pa kurrfarë nevoje. Janë “mall” i futur kontrabandë për tregun rutinë të fjalës.

“Performance”, “me performue”, dhe jo vetëm ato,  përdoren kryesisht nga folës ose shkrues me fjalor të varfër. Tek këto fjalë gjejnë një veshje tingullore, me të cilin mbështjellin çdo lloj lënde, duke ia fshehur mangësitë. Me këso ambalazhesh “à la mode” mbulojnë të metat e fjalive të thurura keq; lënë në hije varfërinë e mendimit dhe vaktësinë e zbrazëtinë e të rejave (informacionit).

“Performance”, “me performue”, si dhe mjaft huazime të tjera, përdoren nga folës ose shkrues që mendojnë se me ndihmën e dy-tri fjalëve “à la mode” veshin kostumin e njeriut të ditur, modern.Kësisoj duken më bashkëkohorë, dalin para shqiptarëve me “performance” intelektuale.

“Performance”, “me performue”, dhe jo vetëm këto,  përdoren nga folës ose shkrues që ecin kah i çon rryma pa vrarë mendjen, pa menduar ç’ndodh. Edhe në gjuhë, pas berihait.

Kështu shqipja teret e thahet. Varfërohet çdo ditë, sheh veten futur në një valë industrializimi. Fjalët vendosen automatikisht, parafabrikate, si tullat. Për lëng jetësor e musht të gjuhës? Mos ta ndiejë kush!

Në ligjërimin e përditshëm fjalë si ato më sipër mund të shmangen. Janë krejt të panevojshme. Vetëm në raste fort të rralla mund të përdoren me vend, duke u dhënë kuptim me ngarkesë të veçantë.  Sidomos kur folësi do me pre shkurt, se synimin e ka tjetërkund.

Në vend të tyre gjuha shqipe ka fjalë e shprehje të tjera, që përcjellin të njëjtin mendim, madje më saktë. Dhemë hijshëm, me më shumë larmi e ngjyresa kuptimore.I ka me plotni.

Për shembull?

Në vend të “performanca e ekonomisë”, më bukur dhe shqip do të tingëllonte “ecuria e ekonomisë”. Sipas rastit, edhe “arritjet e ekonomisë”,“mbarësiae ekonomisë”, “përparimi i ekonomisë” e të ngjashme.

Për një artist në skenë pse u dashka me thanë“performoi”? Më këndshëm e më qartë tingëllon kur thua “luajti, këndoi”.

Edhe për “performancën e ekipit të futbollit”, më bukur dhe shqip do të ishte me thanë“loja”, “paraqitja” ose “forma e mirë” e njëmbëdhjetëshes. Dashamirësit e këtij sporti, qofshin më shumë ose më pak të kulturuar, asnjëherë nuk thonë: (X lojtar) pati performance të shkëlqyer.Ata parapëlqejnë me thanë thjesht: (X lojtar) shkëlqeu me lojën e tij; ose ishte i mrekullueshëm në fushë; ishte furtunë, s’e ndalte gjë; fluturonte, i magjepsi të gjithë, etj. Performancë? As që u shkon ndërmend kjo fjalë. Ajo nuk nxit dhe nuk ngin pasionin e kurrkujt për futbollin. Si çdo shqiptim në gjuhë të huaj, “performanca” mbetet e largët, e llamarintë.

Sa për tautologjitëshkretuese të tipit “performoi me një performancë të shkëlqyer” – të tilla dëgjojmë here pas here – gjithkush çon duart e dorëzohet përballë tyre. Fali o Zot, se nuk dinë çka thonë.

“Nxënësit e shkollës performuan”- kuptojnë gjyshërit e prindët e këtyre fëmijëve çka dëshiron me thanë gazetari me këtë farë fjalie? Përkundrazi, do të gëzoheshin duke dëgjuar se nxënësit e shkollës, nipat e mbesat e fëmijët e tyre, dhanë atje një shfaqje  me këngë e valle.

Po për pastrimin e qytetit?Çdo shqiptar e di se për plehëratduhet folur drejtpërdrejt shqip, përndryshe vështirë se marrin vesh. Shqip: bashkia s’ka marrëmasa për të pastruar plehërat. Ose s’po mban premtimin zgjedhor për një mjedis të paster, shikoni vetë si janë mbushur rrugët.

Kështu mendimi do të ishte i kthjellët, i kuptueshëm për të gjithë.

Dhe gjuha e bukur shqipe do të pësonte… një goditje më pak.

Goditje më pak prej kujt?

Prej vetë shqiptarëve!

Tags: Albanian language expressionedi ramaMehmet Elezipastertia e gjuhes shqipeperfomancaperformancesshprehje te gjuhes shqipethe purity of Albanian
Previous Post

Be proud and be humble Worry about the bridges not the borders

Next Post

Vazhdon shkëmbimi i zjarrit në Lazarat, plagoset një polic

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Vazhdon shkëmbimi i zjarrit në Lazarat, plagoset një polic

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.