Prishtinë, 15 qershor 2014 – Policia E ka gjetur një këpucë në vendin prej nga u qëllua kandidati i PDK-së për deputetët të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista.
Policia dyshon se këpuca mund të jetë e dorasit, të cilit i ka dalë nga këmba kur po largohej nga vendi I krimit.
Kjo duket të jetë një prej provave të grumbulluara nga policia, gjatë ekzaminimit të venditr të ngjarjes dhe hetimeve të ekipeve të specialistëve.
Autoritetet e policisë flasin për hetime intensive, por nuk tregojnë nëse kanë apo jo indicia lidhur me autorin apo autorët e vrasjes dhe lidhur me motivet e vrasjes.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadrija, ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të arrestuar lidhur me vrasjen e Pistës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













