Prishtinë, 15 qershor 2014 – Lëvizja vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën iu bashkuan partive politike që u përcollën mesazhe ngushëllimi familjarëve, miqve e bashkëpunëtorëve të Elis Pistës së ndjerë.
Vetëvendosje u bën thirrje organeve të rendit që përgjegjësit e krimit te nxirrenm sa më para para drejtësisë.
“Me keqardhje të thellë morëm lajmin për vrasjen makabre të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, i cili u vra mbrëmë në prani të gruas dhe miqve të tij.
Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit, miqve, dashamirëve, bashkëpunëtorëve si dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Kërkojmë nga organet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë krim dhe përgjegjësin apo përgjegjësit e krimit t’i sjellin para drejtësisë”, thuhet në mesazhin e Vetëvendosjes
Ehe Nisma për Kosovën kërkon nga organet e rendit që autorët e krimit të kapen e të ndirrëm para drejtësisë.
“Me keqardhje morëm lajmin për vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista, i cili u vra mbrëmë në prani të familjarëve të tij.
NISMA për Kosovën shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerit, miqt e bashkëpunëtorët e tij dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
NISMA për Kosovën kërkon nga organet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë vrasje dhe bërësit e krimit t’i sjellin para organeve të drejtësisë”, thuhet në mesazhin e Nismës.













