Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka përmbyllur afatin ligjor të vendimmarrjes për të gjitha ankesat e paraqitura. Sipas vendimeve të marra nga PZAP-i, partive politike u janë shqiptuar gjoba në një lartësi prej 89, 200 euro, ku prin PDK me 57,600 euro gjobë.
Kryetari i PZAP, Shukri Sylejmani, thotë për KosovaPress se 252 ankesat kanë të bëjnë me ditët para fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore, për thyerjen e heshtjes zgjedhore, për ditën e votimit, dhe rezultatin preliminarë.
Sipas tij, kjo shifër krahasuar me të gjitha zgjedhjet e kaluara është deri në tre fish më e ulët dhe vlerëson se kjo tregon për një proces të mirë zgjedhor. “Prinë subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës me lartësinë më të madhe të gjobave të shqiptuara, fjala është për 57,600 euro deri më tani. Pastaj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 12,000 euro, NISMA për Kosovën me 9, 200 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 3,900, AKR-ja me 1.000 euro, Vetëvendosja 3.500 euro dhe disa subjekte tjera me shuma dukshëm më të vogla”, thotë Sylejmani.
Nga 252 ankesa, 122 prej tyre janë bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse bazuar në subjektet për të cilat janë drejtuar ankesat, më së shumti, Sylejmani thotë se ka pasur për Partinë Demokratike të Kosovës, kurse në përgjithësi janë evidentuar 70 lloj shkeljeje nga të gjitha subjektet politike, apo veprime me të cilat janë shkelur dispozitat e kodit të mirësjelljes dhe thyerjes së heshtjes zgjedhore. Përveç, subjekteve vendime për gjobë janë marrë edhe për individ me deri në pesë vjet mos mundësi për pjesëmarrje në zgjedhje për çfarëdo subjekti politik apo pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor.
Hajriz Morina, anëtarë pranë KKZ-së në Malishevë nga Koalicioni për Kosovën e Re i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje për pesë vite nën autoritetin e KQZ-së si kandidat i ndonjë partie tjetër, apo si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor, njëjtë edhe për Halil Veliqin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai thotë se Sali Lushtakut nga PDK, Naim Mehaj nga AAK, Enver Mehmeti nga LVV, Faik Veseli nga AKR, Musa Beqiri nga NISMA dhe Liridon Gashi nga OJQ “Nëna Terezë” iu ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje për katër vjet nën autoritetin e KQZ-së si kandidat të ndonjë partie tjetër, apo si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













