Policia shpalli në kërkim tre persona të tjerë të dyshuar se bashkëpunuan me katër grabitësit e kompanisë “Shijaku Sh.P.K”
Policia në Shqipëri arrestoi dy persona, që të dy vëllezër, të akuzuar se janë autorë të grabitjes me armë kompaninë “Shijaku Sh.p.k.” një ditë më parë në Fushë-Krujë.
Efektivat policorë të Durrësit thanë se vëllezërit e arrestuar janë Besnik dhe Dritan Pula.
Tre persona të tjerë të dyshuar se bashkëpunuan për grabitjen janë shpallur në kërkim.
Katër persona të maskuar kryen grabitjen e një shume monetare prej 700 mijë lekësh në zyrat e kompanisë që ushtron veprimtarinë në shitjen e materialeve në ndërtimtari, me ndërtimtari, të hekurishteve, ushqimore dhe energjetikë.
Ata kërcënuan me armë dhe i morën gjithashtu armën dhe e lidhën mandej punonjësin e shërbimit paradreken e së enjtes.
Grabitësit u larguan me një automjet prodhim gjerman “BMë” në dalje të qytetit të vogël rreth rreth 25 kilometra në verilindje të Tiranës.
Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë operacionit të kërkimit, gjetën automjetin të djegur në zonën që njihet si “Ura e Gjolës”.
Në këtë vend, policia dyshon se katër grabitësit janë pritur dhe ndihmuar nga tri bashkëpunëtorët e shpallur në kërkim.













