Interpretimet që ia bëjnë Arsim Bajrami dhe Hajredin Kuçi marrëveshjes LDK-AAK-Nisma janë jashtëzakonisht larg karakterit juridiko-kushtetues dhe jashtëzakonisht afër konceptit politik të partisë së tyre, PDK-së – konceptit të kapjes së shtetit. Kështu shkruan shkrimtari e analisti politik Veton Surroi, në një shkrim autorial që botohet të enjten në gazetën “Koha ditore” , në të cilin analizohen interpretimet që po ia bëjnë situatës së fundit politike dy zyrtarët e PDK-së, Bajrami dhe Kuçi. Sipas Surroit, ata bëjnë “lexim partiak të Kushtetutës, fare të pambrojtshëm, madje ilustrues të të kuptuarit të nocionit të sundimit të ligjit, nga ana e kësaj Partie që ishte në pushtet dhe që tashmë do të jetë e dënuar të kalojë në opozitë”. Duke sjellë argumente kundër interpretimeve të Arsim Bajramit dhe Hajredin Kuçit, të cilët i quan “dy nënkryetarë që mund të kenë qenë juristë”, Surroi i akuzon këta dy zyrtarë të PDK-së si dhe partinë e tyre se kanë nisur dy vija të sulmit, me qëllim të pamundësimit të ardhjes në pushtet të kujtdo tjetër përveç tyre: njëra vijë e sulmit është një formë presioni ndaj Presidentes së Kosovës, kurse e dyta kalon përmes Gjykatës Kushtetuese. “Shpresa e nënkryetarëve është që Gjykata ka aq afinitet ndaj PDK-së sa demonstroi njëri prej anëtarëve të saj, duke marrë pjesë në mitingun zgjedhor në Prizren”, shkruan Surroi. “Që të dy vijat e presionit janë reagime instinktive të një modeli të kapjes së shtetit, ku çdokush, në formë të nënkuptueshme, duhet të jetë në shërbim të Partisë që e konsideronte dhe e konsideron veten pushtet”, shkruan Surroi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















