NASA ka publikuar tri fotografi, të cilat tregojnë tri flakë solare, që kanë ndodhur në dy ditët e fundit, mbi sipërfaqen e Diellit, të cilat për shkak të fuqisë së tyre mund të dëmtojnë radio komunikimin dhe shumëçka tjetër , shkruan The Independent.
Ekspertët e NASA-s kanë incizuar tri shpërthime të fuqishme, të cilat i kanë shqetësuar seriozisht.
Sipas ekspertëve, shpërthimet e tilla shkaktojnë shkarkimin e sasive shumë të mëdha të rrezeve X, të cilat për shkak të radioaktivitetit të lartë mund të dëmtojnë njerëzimin, transmeton Telegrafi.
Ndonëse sigurojnë se shpërthime të tilla, respektivisht sasia e radioaktivitetit e përmasave të tilla nuk mund të depërtojë në atmosferën e Tokës, ekspertët tërheqin vërejtjen e ndikimit të tyre në atmosferë.
Shpërthimet e evidentuara të martën kanë qenë të një fuqie prej X 2.2 dhe X 1.5, që mjafton të ndikojë në radio komunikim në një pjesë të Evropës.















