Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dorëzuar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, me anë të së cilës kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor. Sipas tij kodi aktual bie ndesh me Kushtetutën.
“Kodi zgjedhor është në kundërshtim me parimet bazë të Kushtetutës ku sanksionohet se populli voton të zgjedhurit ndërsa me këtë kod që kemi ne, populli voton logot e partive. Listat e deputetëve hartohen nga kryetarët e partive”, tha ai.
Sipas Spahiut, “nëpërmjet këtij kodi ne synojnë të amendojmë ato dispozita ku një deputet që siguron vota të hyjë në parlament. Zgjedhjet e pushtetit lokal duhet të bëhen me balotazh, pasi gjithmonë dy kandidatët e parë duhet të kandidojnë mes tyre, s’mund të qeverisin me votën e pakicave të komunitetit”
Ndër të tjera, kreu i AK-së bëri me dije se “Kodi duhet të ndryshohet, pasi duhet të dalin përfaqësuesit legjitim të popullit, pasi tani po deformohet vullneti i zgjedhësve”.













