Një 27-vjeçare nga Durrësi, nënë e një fëmije, bie nga pallati ndërsa tenton t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit duke zbritur nga tubi i shkarkimit të ujit. Ajo ka marrë plagë të shumta, duke përfunduar në spital aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja është shënuar në “lagjen 17”, pak pas mesnatës. Bëhet fjalë për shtetasen A. Hoxha. Gjithçka ka nisur teksa në tentativë t’i shpëtojë grushtave të të shoqit është përpjekur të dalë nga shtëpia nëpërmjet tubave të shkarkimit të ujit. Teksa ka zbritur disi, në në katin e dytë e reja ka rrëshqitur dhe më pas është rrëzuar.
27-vjecarja ka marrë plagë të shumta, duke përfunduar në spital aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














