Komisioneri per zgjerim Stefan Fyle vjen nesër në Tiranë për të sjellë raportin mbi statusin e Shqipërisë, vendimi për të cilin do të merret në fund të qershorit. Sipas burimeve, pritet që Fyle të rekomandojë dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, por gjithcka do të mësohet zyrtarisht nesër.
Fyle do të takojë paraprakisht anëtarët e qeverisë, përfaqësuesit e opozitës, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Lajmi bëhet i ditur për News 24 nga zëdhënësi i KE, Peter Stano. Stano theksoi se raporti do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian më vonë gjatë këtij muaji, kur ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat. Zyrtari evropian njofton ndër të tjera se nuk bëhet fjalë për një raport-progresi, por për një raport që vendet e Bashkimit Europian ia kanë kërkuar Komisionit Europian, ku të përmblidhen përpjekjet e qeverisë shqiptare, progresi i arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ecuria në reformën gjyqësore
Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle dhe Kryeministri Edi Rama do të japin një konference të përbashkët për shtyp të mërkurën në orën 12:00 në Hotel Sheraton në vijim të raundit të tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë.
Ky Dialog nisi vitin e kaluar për të konfirmuar angazhimin e BE-së për ta ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit të saj në BE, duke rritur shanset e saj për sukses. Raundi i mëparshëm u zhvillua në mars në Tiranë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














