• Latest
  • Trending
  • All

KFOR të kontrollojë Veriun/ Rama i vjen në ndihmë Vuçiçit edhe një herë tjetër

25/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KFOR të kontrollojë Veriun/ Rama i vjen në ndihmë Vuçiçit edhe një herë tjetër

25/06/2025
in Aktualitet

Dërgimi i një skuadre terroristësh në veri të Kosovës nuk e ka zhbërë aleancën politike Rama-Vuçiç. I kamufluar me një gjuhë patriotike, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama hodhi sot dy propozime që i dëmtojnë përpjekjet e vështira, por deri tani të suksesshme të Albin Kurtit për të vendosur rend dhe siguri në veri të Kosovës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Së pari, ishte propozimi i Ramës që veriun e Kosovës ta marrë nën kontroll KFOR.

Ky propozim bëhet kur neutralizimi i grupit të armatosur terrorist po konsiderohet një nga operacionet më të suksesshme të forcave speciale të policisë së Kosovës, pasi ndërhyrja e KFOR nuk u pa e nevojshme.

Gjatë operacionit policia e Kosovës shmangu viktimat mes civilëve brenda në manastirin e Zveçanit, eleminoi katër prej terroristëve që vranë policin Afrim Bunjaku, sekuestroi arsenalin masiv të armëve dhe zbuloi dokumentat, që provojnë se sulmi u organizua nga strukturat shtetërore të Serbisë.

Suksesi i operacionit kanë shtuar besimin se strukturat ligjzbatuese në Kosovë janë të afta të garantojnë rend dhe sigurinë në veri, gjë që nuk shihet me sy të mirë nga Beogradi.

Prandaj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i kërkoi ambasadorëve të vendeve perëndimore të martën, që KFOR të marrë situatën në kontroll në veri të Kosovës.

“Përsërita pikëpamjen e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe Metohi dhe kërkova që (Forca e NATO-s në Kosovë) KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së  Kurtit”, tha Vuçiç të martën pas takimit me ambasadorët.

Kërkesa e Beogradit vjen në një moment të pafavorshëm për Vuçiçn, që me homazhet për të vrarët ka marrë përsipër edhe përgjegjësinë për sulmin.

Pikërisht në këtë moment të vështirë për Vuçiçin, i ka ardhur në ndihmë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës” tha Rama në konferencën me gazetarët nga kryeministria dhe këtë propozim e justifikoi me rrezikun e një konflikti të armatosur që mund ta shndërrojë veriun e Kosovës në një Dombas të dytë.

“Më vjen mirë që këtë tanimë e kërkon dhe Kosova, KFOR-in në veri” manipuloi Rama gjatë bisedës me gazetarët, pasi as Kurti, as Osmani nuk e kanë artikuluar një kërkesë të tillë.

“Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia , madje disa zëra e kanë kërkuar edhe nga pala serbe, por kjo është puna e tyre, sepse këtu s’ka rëndësi fare kush e kërkon, pse e kërkon, si e kërkon” shtoi ai.

Nga kjo kërkesë e Ramës, anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Arbër Zaimi (shiko me lart) ka ngritur disa pyetje që kanë të bëjnë me sinkronizimin Rama-Vuçiç.

“Në këtë moment kur terrorizmi i mbështetur e sponsorizuar nga Serbia u zbyth, kujt i intereson të largojë nga ai territor policët e Kosovës?” pyet Zaimi në një mesazh në rrjetet sociale.

E vërteta është se Edi Rama është plotësisht i ndërgjegjshëm se kujt i intereson lënia e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR. Gazetarja Fjorela Beleshi i kujtoi një mesazh të datës 19 Qershor, kur vetë Rama i vinte në dukje Albin Kurtit rrezikun e kthimit të KFOR në veri.

“Sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFOR-it në Veriun e Kosovës!” ishte mesazhi i Ramës pak muaj më parë. (lexo më poshte të plotë mesazhin e Ramës në Twitter)

Për ndryshimin 180 gradë të qëndrimit brenda pak muajsh (VIDEO ME POSHTE), kryeministri Rama mbeti pa përgjigje dhe u detyrua të formulojë disa sentenca pa asnjë kuptim.

Lojtës Videosh

00:00
01:21

Propozimi i dytë i Ramës i shkon sërish përshtat Vuçiçit dhe ka të bëjë me asosacionin e komunave serbe në veri të Kosovës si prioritet të dialogut.

“Një draft i asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës duhet të vihet në tryeze një orë e më pare” përsëriti Rama në konferencë duke i shtuar kësaj edhe nevojë e një konference ndërkombëtare me praninë e presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman.

Kërkesa është e njëjtë që i bëhet Albin Kurtit në tryezat e dialogut nga Vuçiç, Lajçak dhe Borrell dhe kanë qenë shkaku që bisedimet kanë dështuar deri tani.

Të dyja propozimet e Ramës janë në vazhdën e qëndrimeve të sinkronizuara që kryeministri i Shqipërisë ka mbajtur me presidentin e Serbisë vitet e fundit, që nga Ballkani i Hapur, fajësimi i Kurtit për dialogun apo anulimi i mbledhjes së dy qeverive.

Ndryshimi është se kësaj radhe ato erdhën të ambalazhuara me një retorikë patriotike që kishte të bënte me faktin se Shqipëria nuk ra dakort me një rezolutë të BE-së, që ishte hartuar para sulmit terrorist në Zveçan dhe me dënimin që Rama i bëri homazheve shtetërore në Serbi për vrasësit e policit Afrim Bunjaku. Por përtej ambalazhit, aleanca politike Rama-Vuçiç është ende në fuqi dhe vrasja e një polici shqiptar siç duket, nuk mjafton për ta zhbërë./Lapsi.al

Post Views: 8,630
Previous Post

Mbajnë zi pse nuk vranë më shumë shqiptarë?!

Next Post

Rama, papagalli i Vuçiçit, me gjuhë patriotike

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rama, papagalli i Vuçiçit, me gjuhë patriotike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.