• Latest
  • Trending
  • All

Rama duhet ta hapë “zarfin sekret” për asocacionin

25/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama duhet ta hapë “zarfin sekret” për asocacionin

25/06/2025
in Aktualitet

Andi Bushati

Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i pandryshueshëm i Beogradit, për t’a përdorur komunitetin e serbëve të Veriut si mish për top, ka ngritur një pyetje që mund ta hedhë në erë marëveshjen e arritur në bazë të planit Franko- Gjerman. A mundet që, në këto kushte, pala kosovare t’i hapë dritën jeshile themelimit të asocacionit, tani kur janë bërë tejet të forta dyshimet mbi qëllimin për të cilin mund të përdoret ai?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Këtë dilemë, që po e pohojnë me zë të fortë gjithnjë e më shumë specialistë të rajonit, e shtronte në një editorial të saj edhe gazeta serioze londoneze “The Guardian”. Aty theksohej se nuk është fare e çuditshme që, në kushtet kur Uashingtoni dhe Brukseli po përkëdhelin Vuçiçin, Albin Kurti të hezitojë t’i japë asocacionin serbëve me tendenca separatiste. Në editorialin e The Guardian përmblidheshin dilemat që këto ditë po i shtrojnë të gjithë. Po sikur një njeri si Radoiçiçi (linku poshtë portreti i Lapsi.al) të vihej në krye të shoqatës të komunave serbe?  

Po sikur policët, komunarët, të zgjedhurit t’i kthenin mjediset e tyre autonome të punës, ashtu siç tentuan të shndërojnë, në depo armësh, manastirin e Banjskës?

Pra çështja përmblidhet: ndonëse një vetëmenaxhim i zgjeruar i komunitetit serb është po aq i duhur, sa dhe i pashmangshëm, a gjendemi në momentin e  përshtatshëm për t’a hedhur këtë hap, kur dyshohet se prej tij, rezikon që mos përfitojnë qytetarët , por banditët e Listës serbe?

Për fat të keq, harta e rugës ku po duan ta çojnë marrëveshjen me 11 pika të Brukelit dhe atë të Ohrit ndërmjetësit e dialogut është pikërisht ky drejtim.

Një tjetër analizë e detajuar e The Guardian tregonte me imtësi atë që ndodhi në takimin Kurti-Vuçiç në 14 shtator në Bruksel. Dyshimet janë të forta se Lajçaku dhe Borelli kanë adoptuar linjën serbe-, ndryshe nga premtimi i hershëm që asnjë palë të mos vërë kushtëzime-, për të imponuar asocacionin në qendër dhe pastaj shohim e bëjmë për pikat e tjera, që  presidenti serb nuk i nënshkruan dot me “dorë të vrarë”.

Nëse kjo qasje vërtetohet, aq më tepër tani pas aktit terrorist të 24 shtatorit, atëherë dialogut dhe marrëveshjes së arritur i janë vënë minat.

Por, që të kundërshtojë rëshqitjen në skenarin që duan serbët, është detyrë e Albin Kurtit dhe e qeverisë së Kosovës. Ne, në Tiranë, na takon të meremi kryesisht me linjën zyrtare të politikës sonë të jashtme. Pikërisht, këtu, ekziston frika se Edi Rama është konformuar me versionin: asocacioni në qendër dhe pikat e tjera në kalendat greke.

Në momentin kur kryeministri ynë vendosi, t’i jepte një goditje pas shpine Kurtit, me anullimin e mbjedhjes së dakordësuar mes dy qeverieve, duke i shtuar peshën argumentit të Vuçiçit, se me Albinin është e pamundur të bisedohet, ai nuk bëri vetëm këtë mëkat. Po në të njëjtën ditë, në 8 qershor, fiks ashtu siç kërkon Beogradi dhe ata që ndjekin linjën e tij, ai e vuri theksin te krijimi urgjent i asocacionit. Madje Rama shkoi edhe më tej, ai shpalli se ka një draft të vetin, të hartuar nga specialistë të shkëlqyer ndërkombëtarë, për formën që duhet të ketë ky asocacion.

E këtu lindën dyshimet e para. Ç’qe ky draft i beftë për të cilin nga zyra e kryeministrit, nuk ishte shpallur kurrë më parë se ishte ngritur një grup pune? Ç’qenë këta ekspertë me rënome, që kishin frikë të bëheshin publikë? Pse një kryetar qeverie, që thoshte se ka një plan të mrekullueshëm, insistonte se ai duhej mbajtur sekret?

Këto dyshime pillinin të tjera: a mos fshihej dikush tjetër pas planit të cilit i kishte vënë emrin kryeministri dhe a ishte i çertifikuar ky dikush, si mbrojtës i interesit të Kosovës?

Ne ende, tre muaj më pas, nuk kemi marrë përgjigje për asnjë nga këto pyetje. Por ama, këto 100 ditë na kanë shërbyer që të jemi më të qartë së paku për dy gjëra, fillimisht se përse e kërkon Beogradi asocacionin të parin dhe pastaj për versionin më ekstrem për të cilin mund të përdoret themelimi i tij.

Ngjarjet pranë dhe brenda manastirit të Banjskës hodhën më tepër dritë në këtë drejtim. E në këto kushte të reja, për të mos mbajtur mbi vete akuzat se po vë interesat meskine personale mbi ato të Kosovës, kryeministri ynë është i dënuar të japë shpjegime. Ai duhet të shpretet së pari se ç’e detyroi, në fillim të qershorit, të këmbëngulte në kushtin e themelimit të shoqatës së komunave serbe. Së dyti ai duhet të hapë “zarfin sekret” të propozimit të tij. Lë ta shohin specialistët dhe publiku i gjërë se si e ka imagjinuar Edi Rama zgjidhjen e një ngërçi, që sipas tij do hapte rrugën e njohjes përfundimtare nga Serbia. Vetëm kështu dhe jo me hartime kundër ditëve të zisë, ai mund të vërtetojë se nuk donte të bënte dëm, kur shpalli se mban në sirtar një draft të fshehtë. Vetëm duke e parë të gjithë atë që kishte në mendje, ai mund të shpëtojë nga dyshimi se ishte një emisar i një loje të errët. Përndryshe, gjithkujt i lind e drejta të dyshojë se ai u vu në dispozicion, për të dhënë një goditje të keqe, një një moment të vështirë.  lapsi.al

Post Views: 1,541
Previous Post

Rrëfimi i pelegrines në manastirin e Banjskës: Kudo kishte njerëz me uniforma

Next Post

Në aeroportin e Kukësit nuk kryhen më fluturime, “Flatrat e Veriut” pësoi rreth 1.5 milionë euro humbje në 2022

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Në aeroportin e Kukësit nuk kryhen më fluturime, “Flatrat e Veriut” pësoi rreth 1.5 milionë euro humbje në 2022

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.