• Latest
  • Trending
  • All

Katër momentet kur shteti la në baltë viktimat e Rrajave të Fushë-Krujës

12/09/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 9 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Katër momentet kur shteti la në baltë viktimat e Rrajave të Fushë-Krujës

12/09/2023
in Aktualitet

“Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”, ky rregull i shkruar nga kafshët e Orwell përmbledh më së miri trajtimin që u bëri shteti Rrajave dhe Majave të Fushë-Krujës pas dhunës kafshërore që u filmua në fshatin Borizan në konfliktin mes dy fiseve. Dy viktimat guxuan të denoncojnë në polici dëmet që i shkaktonin shtëpive shpërthimet e gurores së fisit Rraja, duke e ditur se këta të fundit kishin përkrahjen e shtetit.

Reagimin e opinionit publik nga video e dhunës brutale, qeveria e shuajti me dorëzimin e mandatit të deputetit Rrahman Rraja dhe me shkarkimin e ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi. Por pavarësisht këtyre, duket se Rrajat po i shpëtojnë ndëshkimit nga drejtësia.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Lapsi.al i është rikthyer edhe një herë historisë që vërteton se Rrajat janë të paprekshëm në Fushë-Krujë, ndërsa institucionet ligjzbatuese janë zbythur dhe i kanë lënë disa herë në baltë viktimat e dhunës.

Spiunimi i policëve tek Rrajat për denoncimin e gurores

Pasi kishin protestuar në rrugë, anëtarët e fisit Maja shkuan dhe bënë denoncim në komisariatin e Krujës për shpërthimet e gurores që i dëmtonin shtëpitë me shpresë se do të merreshin masa. Jo vetëm që policia nuk ndërhyri, por denoncimi u dekonspirua dhe Rrajat u njoftuan se ndaj tyre kishte një kallëzim.

Kur mësuan për denoncimin, Rrajat shkuan të armatosur me pistoleta dhe shkopa bejsbolli për të rrahur barbarisht Jashar dhe Bilbil Majën. Kjo ishte tradhtia e parë që iu bë denoncuesve, të cilët u rrahën nga 9 vetë në një lokal në Borizan. Policia, që duhet të kishte parandaluar përplasjen, në këtë rast bëri krejt të kundërtën dhe shërbeu si fitil për shpërthimin e dhunës.

Fshehja e ngjarjes nga policia

Nëse Rrajat nuk do ta kishin filmuar sulmin, me gjasë, historia do të mbyllej aty. Sepse fillimisht policia e raportoi në media atë që ndodhi si një “konflikt” mes dy grupeve për guroren. Ndërkohë pamjet tregonin qartë se dhuna në lokal ishte e njëanshme dhe bëhej fjalë për një rrahje masive ndaj dy personave me shkopa bejzbolli nën kërcënimin e armëve. Kjo ishte edhe tradhtia e dytë nga ana e policisë, që bëri çmos ta fshehë dhe ta kalojë sulmin barbar ndaj Jashar dhe Bilbil Majës, si një sherr të rëndomtë.

Por Rrajat e filmuan sulmin barbar për ta bërë shembull në të gjithë zonën dhe vetëm kur videot rrodhën nëpërmjet ëhatsapp dhe u publikuan në media, atëherë policia reagoi duke kryer arrestimet nën presionin politik.

Në njoftimin e parë të policisë për “konfliktin” për guroren shkruhej: “Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre”.

Mosarrestimi i vëllait dhe i djalit të deputetit Rrahman Rraja

Pas publikimit të videos, ra në sy kërcënimi me armë që bënte vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja. Një prej tyre dëgjohet në video teksa thotë “vrite vrite…” për anëtarin e fisit Maja që po e dhunonte. Në video, po ashtu duket edhe djali i deputetit, Rexhepi që qëllon me shkop bejsbolli një prej personave të shtrirë në tokë. Të dy nuk u arrestuan, por u shpallën në kërkim.

Në prezantimin që bëri para policëve, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla dha një mesazh të dyfishtë. Ai tha se vëllai dhe djali i deputetit duhet të arrestoheshin, por në të njëjtën kohë u tha policëvve se Rrahman Rrajën e kishte  mik.

“Kërkesa ime e parë ishte ndalimi sa më pare i vëllait dhe i djalit të deputetit të Fushë-Krujës, i cili është miku dhe ish-kolegu im, Rrahman Rraja” u tha Balla policëve.

Sigurisht që pas këtij mesazhi, policët nuk arrestuan asnjërin prej familjarëve të mikut të Ministrit të Brendshëm. Ende sot, Xhelal dhe Rexhep Rraja nuk janë arrestuar dhe me gjasë kjo nuk do të ndodhë, pasi ministri pranoi se Rrahman Rrajën e kishte mikun e tij personal dhe kjo ishte tradhtia e tretë që iu bë viktimave të dhunës nga institucionet shtetërore.

Lehtësimi i Rrajave nga akuza për plagosje të rëndë me dashje

Tradhtia e katërt është ajo që ndodhi sot. Prokuroria, njësoj si policia u zbyth dhe lehtësoi akuzën për Rrajat. Pokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën nga plagosje e rënde me dashje, në plagosje e lehtë dhe u kërkon viktimave që të bëjnë denoncim, përndryshe nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj Rrajave.

Në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor për Jashar Majën thuhet se janë konstatuar plagë në lëkurën e kokës, shembje të indeve të buta të trupit dhe dëmtime të shkaktuara nga mjet i fortë prehës, ndërsa në trupin e Bilbil Majës u konstatuan edhe thyerje e kockës frontale-parietale e anës së djathtë të kokës si dhe thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë.

Dëmtimet e marra, sipas prokurorit janë të tilla që e lehtësojnë akuzën për Rrajat dhe tani është në dorë të fisit Maja nëse dhunuesit e tyre duhen ndjekur penalisht apo jo./Lapsi.al

Post Views: 264
Previous Post

Reportazhi i medias gjermane/ Spastrim etnik në Luginën e Preshevës, shqiptarët në Serbi ndihen të braktisur nga Tirana

Next Post

Diskriminimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, senatorët i shkruajnë Blinkenit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Diskriminimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, senatorët i shkruajnë Blinkenit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.